Në Gjilan zbulohet shtatorja e heroit Kadri Zeka
Në 42-vjetorin e rënies heroike, të mërkurën në Gjilan është bërë zbulimi i shtatores së heroit Kadri Zeka.
Në zbulimin e kësaj shtatore morën pjesë përfaqësues nga pushteti lokal, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga Lugina e Preshevës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, udhëheqësi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, veprimtarë dhe qytetarë të shumtë.