Në e-Kosova shtohen edhe tetë shërbime të reja në kategorinë “Gjendja Civile”

Në e-Kosova shtohen edhe tetë shërbime të reja në kategorinë “Gjendja Civile”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se platformën e-Kosova e kanë filluar në mandatin e parë qeverisës, me vetëm 1 shërbim, atë për vaksinimin kundër pandemisë Covid-19.

“Me përkushtim të pandalshëm sot shënojmë mbi 230 shërbime që ofrohen online edhe në mobil për iOS dhe Android. E-Kosova si dera më e lehtë dhe e shpejtë e marrjes së shërbimeve, numëron mbi 1 milionë përdorues dhe mbi 14 milionë shërbime që janë marrë nga qytetarët tanë të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Dje kemi shtuar edhe tetë shërbime të reja në kategorinë ‘Gjendja Civile’ ndërsa me ekipet profesionale dhe në kuadër të bashkëpunimit ndër-institucional, do të vijojmë digjitalizimin e shërbimeve të reja, me qëllim të kursimit të kohës e shpenzimeve për qytetarët tanë”, ka thënë Sveçla.