Në Drenas burri rrah gruan e në Milloshevë gruaja burrin

Në Drenas burri rrah gruan e në Milloshevë gruaja burrin

Të hënën në Drenas një grua ka raportuar se e ka rrahur bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka  ushtruar dhunë ndaj saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq në fshatin Milloshevë ka ngjarë e kundërta, pasi që bashkëshortja dyshohet ta ketë sulmuar burrin e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare”, thuhet në raport.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”.