Në Cërmjan të Dushkajës mbështetje e fuqishme për 16-shin e AAK-së, Smajl Latifi

Në Cërmjan të Dushkajës mbështetje e fuqishme për 16-shin e AAK-së, Smajl Latifi

Përkrahja për Smajl Latifin në garën për deputet po rritet çdo ditë.

Numri 16 i tij në listën e AAK-së ka marrë përkrahje edhe në Cërmjan të Dushkajës.

“Në Cërmjan të Dushkajës, i nderuar të jem në mesin e shumë burrave të ndershëm e punëtorë, me të cilët bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat e shtetit tonë e me të cilët njëzëri u dakorduam që është koha që njerëzit e dëshmuar t’i marrin frenat e qeverisë e të vazhdojnë punët e mira për popullin tonë, për Kosovën Fituese. Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë, Cërmjan!”, ka shkruar në “Facebook” Smajl Latifi.