Në Beograd festohet 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, sot është festuar 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se festa u organizua nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.
“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, shkroi Kamberi në rrjetet sociale.
Të pranishëm në festë ishin edhe Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe këshilltarja politike për Luginë, Ardita Sinani.