Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me Serbinë

Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me Serbinë

Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit të tretë të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, vendet anëtare nuk kanë arritur pajtim për një gjë të tillë të hënën. Ndërkohë, Shqipëria pritet të hapë kapituj të rinj, shkruan rel.

Disa shtete anëtare vlerësojnë se Serbia – megjithëse ka shënuar përparim në disa fusha – nuk ka bërë mjaftueshëm për ta merituar avancimin e negociatave të anëtarësimit.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.