NË AKSP fillon trajnimi i gjeneratës së re të Shërbimit Korrektues

NË AKSP fillon trajnimi i gjeneratës së re të Shërbimit Korrektues

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar sot trajnimi profesional zyrtar korrektues i gjeneratës së 44-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Kjo gjeneratë numëron gjithsej 70 kadetë.

Menaxhmenti i lartë i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike i përshëndeti kadetët e rinj duke iu uruar suksese në drejtimin që ata kanë zgjedhur.

Kadetët do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.