Në 3-vjetorin e vdekjes, kujtohet ish kryetari i Istogut, Haki Rugova

Në 3-vjetorin e vdekjes, kujtohet ish kryetari i Istogut, Haki Rugova

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së bashkë me struktura të degës dhe familjarë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 3 vjetorin e vdekjes së tij.

“Sot kujtojmë një personalitet dhe veprimtar të dalluar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriun që ishte shembull i përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës, nëkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Istogut, Haki Rugova. Angazhimi i tij ishte i pandalshëm në proceset e vështira të Kosovës. Ai për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike. Prandaj si i tillë, mbetet dhe kujtohet gjithmonë si model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues. Lavdi jetës dhe veprës së Haki Rugovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.