
Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik
Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat për çmim “Oscar”.
Një foto e publikuar në rrjet, e cila tregon kantautoren duke nënshkruar një autograf në ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër, ka alarmuar fansat e saj.
Një ndryshim drastik ka ndodhur në pamjen e Arianas, e cila ka humbur shumë peshë, gjë që ka shqetësuar jashtë mase shumë fansat e saj.
Ata dyshojnë se ndoshta këngëtarja vuan nga ndonjë formë kanceri, gjë të cilën ajo ndoshta preferon ta mbajë të fshehtë, njësoj si aktori i njohur Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë, të cilën nuk e bëri kurrë publike, raporton BallkanWeb.