Ndodh edhe kjo: Spitali Amerikan ia vendosi tri stenta pacientit, pa nevojë dhe pa e njoftuar
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor edhe në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Xh.Thaçi e ka denoncuar këtë spital privat në Policinë e Kosovës, pasi që atij ia kanë vënë tri stenta në Spitalin Amerikan pa pasur nevojë fare dhe pa e njoftuar.
Demokracia.com nga burime brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se Xh. Thaçi ka deklaruar se në maj të vitit 2023 ishte trajtuar në Spitalin Amerikan dhe pa konsultë me të, pa konsultë edhe me sigurimin e tij shëndetësor, atij i janë vënë tri stenta.
Prokurori i rastit ka vendosur që të nisë hetime për rastin si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në Spitalin Amerikan rreth këtij rasti, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.