HomeSportNdeshja Shqipëri-Izrael në Tiranë, policia njofton për masat, kufizimet dhe kontrollet rigoroze

Ndeshja Shqipëri-Izrael në Tiranë, policia njofton për masat, kufizimet dhe kontrollet rigoroze

spot_img
Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, sonte do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Për këtë, Policia e Shtetit ka bërë gati një plan me masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.
Plani i masave, sipas një njoftimi të forcave të rendit, parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.
Këto masa parashohin kufizimin e qarkullimit në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.
Gjithashtu, është njoftuar se do të ketë kontrolle rigoroze të tifozëve para futjes në stadium.
Policia ka njoftuar se do të ndalohen banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarre, flakadanë, lëndë piroteknike, monedha metalike e gjësende të tjera.
“Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...