Ndërtimi i rrugës për në bjeshkët e Moknës, Abdixhiku: Për këso projekte ka nevojë vendi ynë

Ndërtimi i rrugës për në bjeshkët e Moknës, Abdixhiku: Për këso projekte ka nevojë vendi ynë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka lavdëruar punën që po e bën kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

Abdixhiku ka shkruar në “Facebook” për rrugën që po bëhet për në bjeshkën e Moknës, duke shtuar se vendi ynë ka nevojë për projekte të tilla.

“Mirëmëngjesi nga Istogu! Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një korridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi! Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë!”, ka shkruar Abdixhiku.