Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare trajneri Illmen Bajra
Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit kosovar Illmen Bajra.
Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni.
Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampioni me KBF Bashkimi në vitin 2018.
Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-skuadra e Bajrës KB Proton Cable Prizreni.