Ndalohet për 48 orë ngasësi i veturës së përfshirë në aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident në Suharekë, ku i përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
E ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë, gjë të cilën për Klankosova.tv e ka konfirmuar Faton Aliu, Drejtor i Policisë në Prizren.
Ndryshe, viktimat e aksidentit është bërë e ditur se janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni.