Ndalimi i TikTok në Shqipëri, Rama: Nuk është reagim i nxituar, por vendim i këshilluar me prindërit

Ndalimi i TikTok në Shqipëri, Rama: Nuk është reagim i nxituar, por vendim i këshilluar me prindërit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur platformës TikTok, për mbylljen e saj në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, Rama shkruan se ndalimi i kësaj platforme në Shqipëri, për të paktën 1 vit nuk është një reagim i nxituar, por një vendim i këshilluar me komunitetet e prindërve në shkollave në të gjithë vendin.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thekson se “TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të platformës”.