Është ndarë nga jeta Agim Kelmendi, kontribues i madh i hendbollit pejan.
I ndjeri Kelmendi ishte aktivist i Besës së Pejës për shumë dekada. Ndër të tjera ishte edhe sekretar i klubit me nam nga Peja.
Kontributi i tij për hendbollin kishte shtrirje të gjatë, ndërsa ka përfshirë periudhat më të rëndësishme të sportit tonë.
Për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i shpreh ngushëllime familjes së nderuar Kelmendi, në emër të FHK-së dhe gjithë familjes kosovare të hendbollit.
Në prill të këtij viti Kelmendi ishte nderuar me mirënjohje nga FHK-ja.
Mirënjohjen ia kishte ndarë sekretari i përgjithshëm i FHK-së, tashmë i ndjeri Izet Gjinovci.