Nazmi Gripshi, ‘Ylli i Javës’ në Superligë

Nazmi Gripshi, ‘Ylli i Javës’ në Superligë

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 24-t në Superligën e Kosovës.

Ai ishte shënues i një goli në fitoren ndaj Malishevës, por kishte kontribut të madh edhe te goli tjetër, pasi topi i goditur prej tij u devijua në rrjetë nga lojtarët mysafirë.

Pasi mori këtë çmim Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Pikësëpari falënderoj vlerësuesit për këtë çmim. Ndihem i lumtur që e kam ndihmuar skuadrën për të arritur rezultat pozitiv ditën e djeshme. Ky është një stimul më i madh për mua që të vazhdoj të jap maksimumin për skuadrën. Tani e kam një përgjegjësi më të madhe, pasi disa lojtarë janë larguar, prandaj përgjegjësia bie tek lojtarët më me përvojë dhe një nga ta jam edhe unë. Ballkani dihet që pretendon të dalë sërish kampion. E mira është që jemi në të dyja frontet, por mendoj se më i vështirë është kampionati sepse ende ka shumë ndeshje, derisa në kupë me tri ndeshje mund të fitosh trofeun dhe të dalësh në Evropë”, ka thënë Gripshi pasi ka marrë këtë çmim.