Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet nata e 15-të e protestës në mbështetje të çlirimtarëve, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerëve të UÇK-së.
Protestuesit, përmes pranisë dhe mesazheve të tyre, po kërkojnë drejtësi dhe po shprehin mbështetjen për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


