HomeAktualeNasim Haradinaj: Më 7 qershor kam vendosur ta mbështes AAK-në, ja pse!

Nasim Haradinaj: Më 7 qershor kam vendosur ta mbështes AAK-në, ja pse!

spot_img

Nasim Haradinaj ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit do ta mbështes Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke treguar edhe arsyen.

“Këto zgjedhje janë ndoshta ndër më të rëndësishmet në historinë tonë të pasluftës. Më 7 qershor, kam vendosur ta mbështes Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Pse? Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë. Aleanca, e edhe Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë. Si subjekt parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare. Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit. Përherë dhe gjithmonë me gjithë çlirimtarët dhe ndërtuesit e mbrojtësit e shtetit e kombit!”, ka shkruar në “Facebook” Nasim Haradinaj.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...