Naser Rugova: Lumiri me shokë LDK-në e sheh si oportunitet personal dhe jo mision
Ish zyrtari i lartë i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj zhvillimeve në këtë parti.
“Sipas thashethemeve nga selia e LDK-së, sukses qenka nëse LDK del partia e dytë me diçka mbi 20 përqind. E pastaj disa habiten pse them që Albin Kurti nuk ka opozitë. Lumiri me shokë, LDK-në e sheh si oportunitet personal dhe jo mision”, ka shkruar në Facebook Rugova.