HomeSportNapoli mposhtet nga Bologna rrezikon mos pjesëmarrjen në Champions League sezonin e...

Napoli mposhtet nga Bologna rrezikon mos pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm

spot_img

Një ndeshje dramatike është luajtur në “Stadio Diego Armando Maradona”, ku Napoli nuk ka arritur të shfrytëzojë avantazhin në shtëpi dhe është mundur 3-2 nga Bologna, duke vënë në pikëpyetje kualifikimin e tij në Champions League.

Napoli e nisi ndeshjen me objektiv të qartë sigurimin matematikisht të vendit në top katërshe, por mungesat e shumta u bënë pengesë, raporton Klankosova.tv.

Kevin De Bruyne mbeti jashtë pas një lëndimi në stërvitje, ndërsa nuk luajtën as Romelu Lukaku dhe David Neres.

Bologna e nisi më fuqishëm takimin, duke kaluar në avantazh me golin e Juan Miranda, pas një kombinimi të bukur me Federico Bernardeschi.

Pak minuta më vonë, mysafirët fituan një penallti pas ndërhyrjes së Giovanni Di Lorenzo ndaj Mirandas, ndërsa Riccardo Orsolini shënoi për 2-0, duke tronditur stadiumin e Napolit.

Napoli reagoi para pushimit, kur Di Lorenzo shënoi për 2-1, duke u rikthyer në fushë pas një mungese tre-mujore për shkak dëmtimi.

Në pjesën e dytë, Alisson Santos barazoi rezultatin në 2-2 me një goditje të saktë në cepin e portës, duke dhënë shpresë për kthim të plotë të Napolit.

Megjithatë, kur gjithçka dukej se do të mbyllej me barazim, Bologna realizoi një moment spektakolar.

Portieri Vanja Milinkovic-Savic ndali fillimisht goditjen e Mirandas, por topi përfundoi te Jonathan Rowe, i cili realizoi me një vole akrobatike për fitoren 3-2 të mysafirëve, duke shkaktuar entuziazëm te tifozët e tij dhe zhgënjim te stadiumi i Napolit.

Pas kësaj humbjeje, Napoli ka 70 pikë, me vetëm dy xhiro të mbetur deri në fundin e sezonit, ndërsa pas tij ndodhet Juventusi me 68 pikë.

Milani dhe Roma ndajnë vendin e katërt me nga 67 pikë, duke lënë garën për top katërshe të hapur dhe emocionuese deri në xhiron e fundit.

Lajmet e Fundit

U hodh shorti për edicionin e ri të Ligës U13-U15 për vajza

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të...

IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër to edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës...

Kryetari i Aleancës: Koha e bllokadave mbaroi, do të jemi opozitë e pakompromis

Kryetari i Aleancës ka deklaruar se Kosova ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve,...

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...