
Napoli “blindon” krahun e majtë me yllin spanjoll Miguel Gutierrez
Klubi italian Napoli po përforcohet edhe më tej gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Napoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë spanjoll Miguel Gutierrez, aktualisht i lidhur me Girona, transmeton Klankosova.tv.
Vlera e transferimit është rreth 18 milionë euro, plus 2 milionë euro shtesë në formë bonusesh, duke e bërë totalin afër 20 milionë eurove.
24-vjeçari, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij gjatë dy sezoneve të fundit, pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të udhëtojë së shpejti drejt Italisë.
