Nagavci takon përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës

Nagavci takon përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga Besnik Dragusha.

“Diskutuam rreth procesit të furnizimit me tekste shkollore, Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2024/25 dhe procese të tjera të cilat ndërlidhen e mbarëvajtjen e mësimit”.

“I falënderova për angazhimin e tyre sa i përket adresimit të çështjeve, të cilat vijnë nga prindërit dhe që qëllim kryesor kanë sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci ka treguar se kanë diskutuar edhe në lidhje me punët dhe angazhimet e Ministrisë, DKA-ve dhe shkollave, në mënyrë që viti shkollor të fillojë mbarë dhe sipas planifikimeve.