Nacho i thotë lamtumirë Realit: Gjithmonë e kam konsideruar si shtëpi

Nacho i thotë lamtumirë Realit: Gjithmonë e kam konsideruar si shtëpi

Pas një kohe të gjatë të kaluar tek Real Madridi, sot i tha lamtumirë këtij klubi.

Jose Ignacio Fernandez Iglesias, e vizitoi për herën e fundit Santiago Bernabeun. Nacho, tha se gjithmonë e kishte konsideruar si shtëpi.

“Unë e kam bërë këtë udhëtim për të ardhur në stërvitje për gati 24 vjet. Sa herë që dilja nga dera e shtëpisë sime, ishte si të mos largohesha kurrë sepse arrija në shtëpinë time të vjetër”, tha ai, i cili u shfaq tejet i emocionuar gjatë konferencës.

“Kam arritur të gjitha qëllimet, kam fituar të gjitha titujt me këtë familje të madhe”, vazhdoi tutje mbrojtësi spanjoll.

34-vjeçari së fundmi u shpall edhe Kampion Evropian me Spanjën. Ai tashmë ka nënshkruar me klubin e ri, Al-Qadsiah – deri në vitin 2026.