Mustafa, qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion

Mustafa, qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, duke foluar në seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen e kontratave njëburimore, iu kundërpërgjigj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti i së cilës Adnan Rrustemi tha se VV-ja nuk është parti e korruptuar.

“Kryeshefi i KEK-ut, të cilin e keni emëruar ju, është arrestuar për shkak të korrupsionit, të tenderëve njëburimore. Mos na tregoni përralla”.

“Nga këto kontrata në 3 vjetët e fundit, vetëm për 2.5 përqind të tyre jeni të falur që i keni trashëguar. Të tjerat i keni bërë me dosta, në ndonjë restorant të errët duke u marrë vesh”, deklaroi Mustafa.