Musliu-Shoshi: Kurti ka me kthy Serbinë në Kosovë, u njohën pasaportat ilegale serbe nga BE-ja
Me fjalët e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovë, Kadri Veselit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ”ke me kthy Serbinë në Kosovë”.
”Fraza e kryetarit Kadri Veseli, thënë në parlamentin e Kosovës se ’Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë’ nuk është më veç një parashikim fatkeq për shkak të njohjeve të Veselit”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
”Me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të njohur pasaportat ilegale të Serbisë që i lëshon për serbët e Kosovës, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, tashmë kemi të bëjmë me një fakt. Qeveria e Kosovës, me politika anti-kombëtare dhe mungesë të skajshme kompetence ka mundësuar, thënë edhe nga vetë ata, ’ndërhyrje në sovranitet të shtetit’”, ka vazhduar ajo.
”Nuk ka më kohë, kjo qeveri duhet të ndalet me çdokush. Dëmet janë çdo ditë e më të pariparueshme”, përfundoi ajo.