Mushkonjat pushtojnë qendrën e Prishtinës, qytetari mbyt 200 sosh

Mushkonjat pushtojnë qendrën e Prishtinës, qytetari mbyt 200 sosh

Banorët në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, që nga viti 2013 ballafaqohen me ujërat e zeza në bodrumin e banesave të tyre.

Ata thonë që kjo situatë më e dukshme bëhet kur moti është me shi.

E përveç ujërave të zeza, një fenomen shqetësues janë bërë edhe mushkonjat e shumta për të cilat frikësohen që do të përhapin ndonjë infeksion apo epidemi.

Nga Drejtoria për Investime Kapitale thonë që janë në dijeni për problemin, por që njëherë nuk mund të bëjnë asgjë pasi që lënda është në OShP. /KlanKosova.tv