Mushkolaj: Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi për vendosjen e sanksioneve nga BE

Mushkolaj: Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi për vendosjen e sanksioneve nga BE

Analisti politik, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus”, tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sipas tij edhe institucionet tona kanë përgjejgë2si për vendosjen e tyre.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë po ashtu përgjegjësi për situatën e krijuar në veri të vendit.

“Pyetja është cila është përgjegjësia e Kosovës për çka ka ndodhë në veri, ato gjëra kanë ndodhë brenda territorit, s’kanë ndodhë në Beograd e Rashkë. S’po i fajësoj pse ka ndodhë në veri, e dimë çfarë grupe kriminale ka pasur atje. Ajo ka ndodhë brenda territorit, ka ndodhë në zonën ku qeveria ka thënë jemi te shtri sovranitetin. Kur ndodh brenda territorit përgjegjësia është e atij vendi”, tha ai.

“Është çështje tjetër kush e ka eskalu situatën. Në aspektin politik, BE e sheh si një situatë me potencial të shpërthimit për një destabilizim më të madh me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës… Përgjegjësia e autoriteteve tona ka qenë një ndër shkaqet pse ka ndodhë vendosja e sanksioneve, cilat kanë qenë pastaj kërkesat, marrëveshja e Bratislavës, tërheqja e njësisë speciale, zhvendosja e kryetarëve dhe organizimi i zgjedhjeve”, vijoi ai.

Tutje ai tha se institucionet e Kosovës e kanë zvarritur deeskalimin në veri, me faktin se sipas tij është zvarritur edhe procesi i heqjes së kryetarëve në veri.