HomeSportMuriqi zyrtarizohet te Fenerbahçe

Muriqi zyrtarizohet te Fenerbahçe

spot_img
Vedat Muriqi është rikthyer zyrtarisht te Fenerbahçe, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij te një nga klubet më të mëdha të futbollit turk.
Klubi nga Stambolli ka konfirmuar transferimin e sulmuesit kosovar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhje ish-lojtarit të tij.
“Mirë se vjen në familjen tonë, Vedat Muriqi”, ka shkruar Fenerbahçe në njoftimin zyrtar, të shoqëruar me dy zemra në ngjyrat e klubit, të verdhë dhe kaltër.

Përveç mesazhit të mirëseardhjes, gjiganti turk ka publikuar edhe fotografi nga momenti i nënshkrimit të kontratës, duke konfirmuar rikthimin e bomberit të Kombëtares së Kosovës në “Sukru Saracoglu”.

“Falënderoj me gjithë zemër Presidentin tonë, Trajnerin Oğuz, Trajnerin tonë të dashur İsmail Kartal dhe të gjithë tifozët e vlefshëm të Fenerbahçes që më konsideruan të denjë për këtë fanellë përsëri. Mund të jeni të sigurt se nuk do të hezitoj kurrë të luftoj për këtë emblemë. Mund të them që tani e tutje se do të jem i denjë për këtë fanellë përsëri, si gjithmonë. Shpresojmë që fundi i rrugës të jetë një kampionat.” Ka thënë Ylli kosovar.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...