Muriqi reagon pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes
Pasi Vedat Muriqi, u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen mes Leganes dhe Mallorcas, ai ka reaguar përmes një postimi në X (ish-Twitter).
“Punë shumë e mirë e ekipit. Shkojmë për më shumë”, shkroi ai, përcjell Klankosova.tv.
Muriqi ishte asistues i golit të vetëm të shënuar në këtë ndeshje, ku topin në rrjetë e futi Dani Rodriguez.