Muriqi e merr topin e hat-trickut ndaj Islandës, ia nënshkruajnë krejt lojtarët e Kosovës

Muriqi e merr topin e hat-trickut ndaj Islandës, ia nënshkruajnë krejt lojtarët e Kosovës

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka marrë topin e hat-trickut nga fitorja kundër Islandës.

Siç bën të ditur FFK-ja, topin për Muriqin e kanë nënshkruar nga të gjithë lojtarët e kombëtares.

“Siç e do tradita e futbollit, topi i hat-trickut nga fitorja kundër Islandës (3:1) tani është në duart e Vedat Muriqit”.

“Topi është nënshkruar nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, të cilët së bashku e shkruan historinë e promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardan dhe krenar”, shkroi FFK-ja në Facebook.

Të dielën Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e dytë të play-offit ndaj Islandës, të cilën e fitoi 3-1, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Me këtë fitore, Kosova ka arritur rezultat historik duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.