HomeSportMuriqi: E marr përgjegjësinë si kapiten i ekipit

Muriqi: E marr përgjegjësinë si kapiten i ekipit

spot_img

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi pas humbjes ndaj Austrisë tha se kishte rast të mirë shënimi në minutat e para të ndeshjes, për të cilin thotë se mund të ndryshonte fatin e ndeshjes po ta realizonte në gol.

Ai tha se e merr përgjegjësinë si kapiten i skuadrës, por shtoi se Kosova para vetes ka një tjetër përballje të fortë të enjten kundër Izraelit.

Sipas, Muriqit ndeshja ndaj Izraelit mund të jetë determinuese për fatin e Kosovës në këtë grup të Nations League.

“Para se të vinim këtu e kemi ditur se e kemi një kundërshtar të fortë, faktikisht kemi besuar në lojën tonë që e kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe e kemi një lojë të shkëlqyer, edhe këtu kishim mijëra shqiptarë… Pata rastin në minutat e para të lojë, po ta kisha shndërruar në gol ndoshta do të kishim folur më ndryshe. E marr përgjegjësinë e rastit, si kapiten i ekipit, më vjen keq. Pas tre ditëve e kemi një lojë vitale për neve që mund me përcaktu rrugëtimin tonë në grup. Kjo lojë ka përfunduar, do bëjmë analizën tonë, kemi shumë pak kohë për t’u rigjeneruar për duelin e ardhshëm. Na pret një skuadër si Izraeli që si ekip luajnë futboll të mirë”, tha Muriqi.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...