Muriqi afër largimit nga Mallorca
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sipas lajmeve nga Turqia bëhet e ditur se është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahces.
Fenerbahce thuhet se është në kërkim të një sulmuesi këtë verë, dhe se vëmendja e gjigantit turk është kthyer te Muriqi.
Po ashtu thuhet se edhe Muriqi e dëshiron rikthimin në Turqi, respektivisht te Fenerbahce, nëse arrihet marrëveshja mes klubeve.
Edin Dzeko, i cili është njëri nga lojtarët kyç të Fenerbahces këtë sezon, pritet që të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi. Thuhet se sulmuesi boshnjak mund të pranojë këtë verë oferta nga Arabia Saudite.
Muriqi shihet si zëvendësuesi ideal i Dzekos. Ylli kosovar ka një vlerë prej 15 milionë eurosh në tregun e transferimeve.
Muriqi, i cili ka luajtur deri tani 83 ndeshje për Mallorcan në dy sezone, ka kontribuar me 27 gola dhe nëntë asistime te skuadra spanjolle.