Murati, sipas FMN-së: Kosova këtë vit do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë

Murati, sipas FMN-së: Kosova këtë vit do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2025 Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë.

“Gjatë muajit të kaluar, kisha nderin që në Prishtinë të pres zëvendëspresidentin e Bankës Botërore Akihiko Nishio me rastin e tranzicionit të Kosovës në shtet donator në Bankën Botërore. Gjithashtu, kisha kënaqësinë të pres në takim edhe misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga shefi i misionit David Amaglobelli, në përmbyllje të programit dy-vjeçar të reformave të dakorduara me FMN-në. Në të dyja rastet, edhe Banka Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e përgëzuan Kosovën për reformat e ndërmarra, për performancën e mirë ekonomike, dhe për maturinë fiskale. Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen. A jemi aty ku e kemi potencialin? Natyrisht që jo. Ka shumë punë për t’u bërë. Por përkundër sfidave globale e pengesave vendore, do t’ia dalim”, ka thënë Murati.