
Murati, Nagavci dhe Basha s’arrijnë të zgjidhen në krye të Kuvendit
Gjatë vazhdimit të seancës konstituive, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.
Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin dhe Bashkën.
Për Muratin dhe Nagavcin votuan 55 deputetë, 46 ishin kundër dhe katër abstenuan. Ndërkaq, Basha mori 57 vota për, 25 ishin kundër dhe 24 abstenuan.
Seanca konstituive u ndërpre dhe do të vazhdojë më 26 gusht, duke filluar nga ora 11:00.
