Murati: Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë

Murati: Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që, sipas tij, një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë.

“Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka theksuar se: “Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja TradingEconomics. Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjsitruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka thënë Murati.