Murati i reagon opozitën rreth rritjes së pensioneve

Murati i reagon opozitën rreth rritjes së pensioneve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, i ka reaguar opozitës rreth rritjes së pensioneve.

Murati përmendi ‘protestën’ e tyre rreth pamjaftueshmërisë së kësaj rritje.

Ai tha se opozita sa ishte në pushtet nuk kanë bërë rritje të pensionimeve, duke renditur kështu qeveritë dhe rritjet e tyre.

Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin: +0 euro rritje gjatë mandatit. Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën: +15 euro rritje gjatë mandatit”, tha Murati.

Shefi i “Kuletës së Shtetit”, shpjegoi rritjen që ka ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

“Qeveria Kurti: +30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro. Dhe përveç skemës së pensionit bazik, kemi rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal”, shpjegoi ai.

Postimi i plotë në Facebook:

Dje e sot keni parë e dëgjuar mobilizim të hatashëm të partive opozitare teksa tregojnë se si rritja e pensioneve nuk është e mjaftueshme, dhe se ata do t’i rrisin shumë më shumë.
Por mjafton të shihet prapa në kohë për të parë se çfarë kanë bërë kur ata vetë ishin në pushtet.

Rritja e pensionit bazik të moshës nëpër vite:

Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin:
+0 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën:
+15 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Kurti:
+30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro.

Dhe përveç skemës së pensionit bazik, kemi rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal.