Murati: Atë që tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, u bë për më pak se 3 vjet
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se atë që të tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, qeveria e tanishme e ka bërë për më pak se tre vjet.
“Atë që tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, u bë për më pak se 3 vjet: liberalizimi i vizave, heqja e targave jo-legale dhe lëvizja e papenguar me targa RKS dhe fillimi i pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore”, ka shkruar Murati në Facebook.