Munishi vazhdon me Dukagjinin

Munishi vazhdon me Dukagjinin

Trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të KF Dukagjinit.

“Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë. KF Dukagjini falënderon Munishin për besimin dhe angazhimin, dhe i uron gjithë të mirat në vazhdim”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini.