Munishi sa ishte pjesë e Ballkanit kishte uruar Dritën dhe gjyqtarin, sot thotë se janë fituar ndeshjet në tavolinë!
Ish-futbollisti e trajneri i futbollit, sot analist në studio televizive, Ismet Munishi, i cili njihet në opinion si euforik e që i “dhezë” turmat, në një intervistë të tij të fundit, ka shpërndarë akuza “pa hesap” gjithandej.
Munishi ndër shumë kritika, ku vlenë të ceken ato ku thotë se në Kosovë titulli i kampionit në futboll fitohet mes fushës së blertë dhe tavolinava, pa ofruar ndonjë fakt, e për çka do të ishin të interesuar të gjithë që e duan futbollin, nuk është ndalur me kaq.
Por një postim që e kishte bërë sa ishte pjesë e FC Ballkani, bie ndesh me fjalët e tij, shkru an KosovaSport.info.
Ai e kishte uruar Dritën si fituese dhe referin, Dardan Çaka.
Më posht e keni postimin origjinal:
Po ashtu edhe në vitin 2018 kishte përgëzuar Dritën!
Derisa më posht e gjeni urimin pas fitores së titullit nga Ballkani!
.