Munishi: “Një herë grupi po na duket i lehtë, por po forcohet gjatë rrugës”
Trajneri i njohur i futbollit, që aktualisht është analist në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi e ka komentuar grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Kosova do të ketë punë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani-Gjibraltar.
E Munishi ka ironizuar në një përgjigje në profilin e tij.
“Njëherë dobët grupi, por tani po forcohet rrugës”, tha Munishi, duke e kujtuar rastin e kualifikimeve për Evropian ku në fillim u tha se ishte i favorshëm, por Kosova e mbylli në pozitën e parafundit.