Munishi: Kualiteti i Anglisë, më i lartë se i Holandës

Munishi: Kualiteti i Anglisë, më i lartë se i Holandës

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.

Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Muhamet Dragusha, Leutrim Ajeti dhe Andin Rashica.

Ismet Munishi foli në “Favorit” për ndeshjen Holandë – Angli, derisa pati nga një koment për të dyjat.

“Në pjesën e parë, Anglia luajti një futboll fantastik, pjesa e dytë ishte më e barabartë, por Anglia ka kualitet më shumë se Holanda, andaj kualiteti në fund gjithmonë fiton”, tha ai.