Muja: Janë katër vende me rritje ekonomike pozitive, ndër to edhe Kosova

Muja: Janë katër vende me rritje ekonomike pozitive, ndër to edhe Kosova

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka mohuar akuzat e opozitës se në Kosovë nuk do të ketë rritje të lartë të zhvillimit ekonomik.

Sipas Mujës, rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 4 deri në 5 për qind, derisa shton se kjo ka ardhur pas veprimeve që i ka bërë Qeveria për rritje ekonomike.

“Ekzistojnë disa vende, tri, katër vende që kanë rritje ekonomike pozitive dhe nga to është Kosova. Janë disa veprime kryesisht që i ka bërë Qeveria që na ka ndihmuar me pas rritje ekonomike se përndryshe edhe ne do të kishim rritje të vogël, siç ka edhe rajoni, përjashtim ish Mali i Zi dhe Kosova që kanë pas rritje solide ekonomike. Poashtu për shkak të formalizimit të ekonomisë dhe veprimeve qeveritare edhe raporti i bankës botërore tregon që Kosova ka pas rritje të shpenzimeve qeveritare e cila ka ardhur në sajë të mbledhjes së mirë të tatimeve sipas bankës botërore dhe ajo e MEF-it”, ka thënë Muja për Ekonomia Online.

Ndërsa, sa i përket raportit të Bankës Botërore, Muja thotë se është pozitiv për Kosovën, llogaritur faktin e periudhës së ndjeshme që ka pas Evropa, përfshirë krizën energjetike.

“Kosova ka pas rritje ekonomike, ajo ka ardhur për shkak të kërkesës që ka pas në BE dhe rritja ekonomike në vendet Eurostat ka qenë 3-4 për qind në Kosovë mund të ketë qenë 4 deri në 5 për qind, mirëpo tash llogarite Eurostatin ose Eurozonën mund të ketë rritje 1 për qind. Ndërkohë, Kosova ka rritje 4 për qind siç thotë raporti, mendoj që është pozitiv mendoj që është mirë, sepse ka pas një periudhë shumë të ndjeshme në Evropë pas shokut asimetrik që ka ardhur për shkak të naftës, krizës energjetike, krizë pas krize po befasisht besoj se është një zhvillim pozitiv i Kosovës që ekonomia jonë i ka tejkalu me pak vështirësi por i ka tejkalu këto krizat e mëdha që është ballafaqu Kosova edhe unë besoj që qeveria e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë administrim, përndryshe do ishte vështirë”, thotë Muja.