Muja beson se në zgjedhjet e ardhshme LVV do të merr më shumë vota se para 4 vjetësh

Muja beson se në zgjedhjet e ardhshme LVV do të merr më shumë vota se para 4 vjetësh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara.

“Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi ai në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, shtoi Muja, duke theksuar se çdo votë e popullit të Kosovës ka rëndësi dhe se këtë e thotë me përulësi.