Muja: Arma më e fortë e kësaj qeverisje është performanca ekonomike

Muja: Arma më e fortë e kësaj qeverisje është performanca ekonomike

Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, në fjalimin e tij para deputetëve ka thënë se “arma më fortë” e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është performanca ekonomike.

Ai tha se për tri vjet rritja vazhdon të jetë 6 për qind.

“Fjalimin e parë dëshiroj t’ia përkushtoj disa zhvillimeve të rëndësishme të cilat për shkak të situatave politike, jo rrallë kanë qenë në hije ose nuk janë diskutuar shumë. Por, një armë e fortë e kësaj qeverie gjithsesi ka qenë performanca ekonomike”, tha Muja.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024, në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës rritja e raportuar ishte 5.6% në terma realë, dhe marrë në përgjithësi, që nga ardhja e kësaj qeveria, nëse bëhet analizimi i thjeshtë, rritja mesatare që nga viti 2021 vazhdon të jetë mbi 6 për qind larg përtej rritjeve që kanë ndodhur”, tha ai para ligjvënësve.