Muharremi: Sipas trendit aktual të votave të diasporës, kështu do të ndahen ulëset në Kuvend

Muharremi: Sipas trendit aktual të votave të diasporës, kështu do të ndahen ulëset në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave me postë. Aktualisht, janë numëruar mbi 66% e votave, dhe Vetëvendosje kryesoen me 52%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka befasuar me gati 30%, kurse PDK-ja afër 8%.

Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, me këtë trend të votave, Lëvizja Vetëvendosje merr 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Mandatet (A) Aktualisht dhe (B) Me Këtë Trend: Në këto moment, sipas rezultateve aktual (100% Kosovë + 70% Diasporë) me votat e numëruara (A) aktualisht kemi mandatet si në vijim:
-LVV 48; PDK 24; LDK 20; Pakicat 20; AAK-Nisma 8. Me këtë trend (B), nëse vazhdojnë këto rezultatet dhe nuk ndryshon diçka kur numërohen 100% të diasporës dhe përfshihen votat me kusht dhe ato të veçanta kemi mandatet si në vijim: -LVV 48; PDK 23; LDK 21; Pakcat 20; AAK-Nisma 8”, ka shkruar ai në “Facebook”.