Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane për U-23
Atleti ynë, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve së gjyles për U-23, që u mbajt në Leiria të Portugalisë.
Ramadani rezultatin më të mirë e pati 18.54 metra. Ai medaljen e artë e kishte fituar edhe vitin e kaluar.
Atleti ynë është një nga shpresat më të mëdha të atletikës.
Komiteti Olimpik e ka uruar Ramadanin, trajnerit të tij, Shaban Raramadani dhe Federatës Atletike të Kosovës.