MSh-ja bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta: Pini shumë ujë, shmangni diellin
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.
Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja tha se duhet t’u përmbaheni rekomandimeve të kësaj ministrie, por edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet thirrje që të pini më shumë ujë gjatë ditës dhe të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të lehta.