HomeAktualeMPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat...

MPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat s’kanë asnjë efekt

spot_img
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi që drejtohet nga Emrin Ibrahimovci ka thënë se vendimet e disa komunave malazeze për “çnjohjen” e pavarësisë së Republikës së Kosovës s’përfaqësojnë asgjë dhe s’kanë kurrfarë efekti.
“Sa i përket vendimeve të miratuara nga disa kuvende komunale lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës, dëshirojmë të theksojmë se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë as kompetencë kushtetuese dhe as ligjore në fushën e politikës së jashtme, e po ashtu nuk janë të autorizuara të miratojnë akte që prodhojnë çfarëdo efekti sipas së drejtës ndërkombëtare” kanë thënë në një përgjigje për Express, transmeton Klankosova.tv.
Podgorica zyrtare ka sqaruar se politika e jashtme dhe aspektet që kanë të bëjnë me njohjen e shteteve dhe vendosjen e raporteve diplomatike është kompetencë ekskluzive e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

MPJ e Malit të Zi ka kërkuar nga bartës të funksioneve publike respektim të rendit kushtetues të Malit të Zi dhe që të njëjtit të sigurohen që nuk e prishin imazhin e vendit dhe që s’krijojnë tensione të panevojshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme pret që të gjithë bartësit e funksioneve publike ta respektojnë rendin kushtetues, kompetencat e institucioneve shtetërore dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Malit të Zi, si dhe të sigurojnë që veprimet e tyre të kontribuojnë në ruajtjen e reputacionit të vendit dhe avancimin e rrugës së tij evropiane, e jo në krijimin e tensioneve të panevojshme politike dhe konfuzionit institucional”, kanë shtuar tutje nga MPJ e Malit të Zi për Express.
Vendime te marra nga disa Komuna, MPJ e Malit të Zi thotë se mund vetëm të krijojnë perceptim të gabuar për atë se si funksionon shteti dhe të kenë ndikim negativ ne besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare.
“Për rrjedhojë, vendimet e miratuara nga kuvende të veçanta komunale nuk mund të ndikojnë në pozitën ndërkombëtare të Malit të Zi, të ndryshojnë detyrimet e tij ndërkombëtare apo të ndryshojnë politikën e jashtme të vendosur të shtetit. Vendime të tilla përbëjnë akte politike pa efekt juridik dhe mund të kontribuojnë vetëm në krijimin e një perceptimi të gabuar për funksionimin e institucioneve shtetërore dhe besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare”, thekson përgjigja.
Sa i përket raporteve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se përgjatë viteve ka pasur raporte të mira dypalëshe dhe se Podgorica zyrtare do të përkrah Kosovën për pjesëmarrje e anëtarësim në organizata e nisma ndërkombëtare e rajonale.
“Gjatë viteve, falë një dialogu intensiv politik, Mali i Zi dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie shumë të mira dypalëshe, të bazuara në besim të ndërsjellë, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një perspektivë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Dy vendet tona vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dobi të qytetarëve të tyre. Në këtë kontekst, Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare e rajonale”, kanë thënë për Gazetën Express në një përgjigje me shkrim nga MPJ e Malit të Zi.
Nisma kundër pavarësisë së Kosovës është nisur në maj të vitit 2026 nga Komuna e Zetës dhe pasur nga Komuna e Plevljes.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...