
MPB: Rregulla të reja për automjetet me targa të huaja, zbatimi nga 15 marsi
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informata në lidhje me automjetet e regjistruara në vendin e huaj e që lëvizin në trafikun rrugor të Republikës së Kosovës, e që i pari rregull renditet që automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, lejohet të qarkullojë deri tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë.
Zbatimi i plotë i saj sipas MPB-së do të filloj me 15 mars 2026 dhe mosrespektimi i pikave të mësipërme përbën shkelje të ligjeve që rregullojnë fushën e trafikut dhe do të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës.
“Të dashur vizitorë, mirë se vini në Republikën e Kosovës! Ju urojmë qëndrim të këndshëm në vendin tonë. Jemi të detyruar t’ju informojmë për të drejtat dhe detyrimet tuaja në lidhje me Ligjin për Automjetet në Republikën e Kosovës, në mënyrë që qëndrimi juaj në vendin tonë të jetë më i lehtë dhe në përputhje me rregullat dhe ligjet e vendit tonë. Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë; Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë. Qytetari i Kosovës duhet të ketë të rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshme ose të përhershme dhe ta tregoj në çdo rast kur kërkohet nga personi i autorizuar; Automjetin e regjistruar jashtë Kosovës nuk mund ta drejtojë shtetasi kosovar pa praninë e pronarit dhe as të autorizohet që të qarkullojë në Kosovë; Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës me qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës mund ta drejtojë qytetari i Kosovës nëse i njëjti gjithashtu ka qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në shtetin prej nga vjen automjeti dhe duhet të ketë autorizim nga shteti ku është i regjistruar automjeti; Personi i cili nuk ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku importohet automjeti, lejohet të qarkullojë deri në tetë (ditë nga data e hyrjes në Kosovë; Shtetasi i huaj të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm ose i përhershëm në Kosovës apo qytetari i Kosovës i cili kthehet nga shtetet e huaja mund të drejtojë automjetin me patentë shofer të huaj të vlefshme deri në një (1) vit nga dita e hyrjes në Kosovë”, ka njoftuar MPB-ja.
Sipas këtij njoftimi, zbatimi i plotë fillon më 15 mars 2026 dhe mosrespektimi i pikave të mësipërme përbën shkelje të ligjeve që rregullojnë fushën e trafikut dhe do të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës.
